Liverpool e dëshiron me çdo kusht Granit Xhakën.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i bindur që të sjell në Anffield Roud mesfushorin e Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka.
Bild.de shkruan se, Liverpool është gati që për mesfushorin shqiptar që aktivizohet me kombëtaren e Zvicrës të ofrojë 50 milionë euro.
Liverpool nuk është skuadra e vetme që interesohet për Xhakën, pasi në garë janë edhe Bayern Munich dhe Arsenal.
Nëse ky transerim do të kryhej, do të ishte rekord absolut për një futbollist me origjinë shqiptare.