Ish -kryeministri britanik Tony Blair i ka quajtur “idiotë”, personat që nuk janë vaksinuar ende kundër Covid-19, deklaratë kjo e cila ka “zemëruar” qytetarët.
Ndonëse ai pranoi se njerëzit janë ende të pasigurtë për vaksinën, nuk duhet të ndiqen me masa rigoroze, por të binden të marrin dozën e vaksinës.
“Sinqerisht, nëse nuk jeni i vaksinuar për momentin dhe keni të drejtë, dhe nuk keni arsye shëndetësore për të qenë të pavaksinuar, nuk jeni thjesht të papërgjegjshëm. Ju jeni një idiot”.
Kjo deklaratë e Blair vjen në një kohë kur varianti Omicron është përhapur në Britani dhe Europë, pas shfaqjes për herë të parë në vendet e Afrikës së Jugut./m.j