Të paktën 55 persona janë vrarë në një sulm me një kamion kundër një qendre stërvitore të policisë në Zliten në perëndim të Libisë, një nga sulmet më të përgjakshme në këtë vend.
“Një kamikaz ka shpërthyer bombat që kishte në kamionin cisternë të përdorur për transportimin e ujit më 8:30 me orë lokale (6:30 GMT) kundër qendrës stërvitore të rojes bregdetare”, sipas burimeve të sigurisë në Zliten.
“Rreth 55 persona janë vrarë dhe të paktën 100 të tjerë janë plagosur në Zliten, një rajon i kontrolluar nga milicitë ‘Fajr Libya’”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Tripoli, Ammar Mohamed Ammar.
Sulmin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë nga grupet që operojnë në Libi.