Chris Hayle, një lojtar i sportit të Kriket në Australi nuk i ka rezistuar dot tundimit për të flirtuar me gazetaren e cila po e merrte në intervistë. Por pas kësaj ai është gjobitur nga skuadra e tij e Melbourne Rengates me 6700 euro.
“Dua të takoj prindërit e t’u për herë të parë! Ndoshta e fitojmë këtë ndeshje dhe më pas të dalim për një pije”- i ka thënë atleti gazetares bukuroshe.
Në fund e ka mbyllur me një batutë: ”Zemër mos u skuq!” Komenti i tij ndaj gazetares është quajtur i pavend dhe ofendues. Ndërkohë edhe klubi i Melbourne i ka kërkuar falje zyrtare gazetares.
https://www.youtube.com/watch?v=lnLHUr60HK0