Presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja Jill njoftuan mbërritjen në Shtëpinë e Bardhë të Komandantit, qenit të tyre të ri.
Komandanti, i cili do të luajë në lëndinën e rezidencës së presidentit amerikan, do të jetë një pastor gjerman.
Këlyshi ishte një dhuratë për ditëlindje nga vëllai dhe kunata e presidentit Biden, James dhe Sara Biden.
Dashuria e Biden për pastorët gjermanë është e njohur. Çamp, më i dashuri për çiftin presidencial, ngordhi qershorin e kaluar në moshën 13-vjeçare. Majori, i adoptuar më parë, u kthye në banesën e Biden në Wilmington, Delaware pas disa sjelljeve agresive në Shtëpinë e Bardhë. Një zëdhënës presidencial konfirmoi se edhe një mace pritet të mbërrijë gjithashtu në shtëpinë e Biden në muajin janar./m.j
Komandant i kanë pas thërritur ENVER HOXHËS dhe FIDEL KASTROS…..
Hahahaaaa……