Një dimër të vështirë parashikojnë specialistët e shëndetit publik këtë sezon. Kjo për shkak të qarkullimit të njëkohshëm të gripit, “Deltës” dhe “Omicron” që sipas mjekëve pritet të mbizotërojë dhe në vendin tonë në muajin janar.
Sëmundjet manifestohen me shenja të ngjashme dhe i vetmi që i diferencon është testimi. Prandaj mjekët apelojnë për të mos neglizhuar pasi “Omicron” ka transmetueshmëri tepër të lartë.
Aktualisht situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, por me mbërritjen e festave të fundvitit kur kontaktet me njerëz brenda dhe jashtë vendit shtohen rritet dhe rreziku për përkeqësim të saj.
Arsye kjo që një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi shtim të masave anti Covid.
/b.h