Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 18 të qytetit të Durrësit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
Burime nga policia bëjnë me dije për noa.al se në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse 44-vjeçari ka pasur probleme të tjera shëndetësore, që mund të kenë çuar në vdekjen e tij.
/a.r