Ky është shqiptari i kërkuar nga policia greke pas vrasjes së bashkëshortes së tij.
Shqiptari 34-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka vrarë bashkëshorten greke në gjumë dhe është larguar me një prej fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00 në fshatin Ormilia të Halkidikisë.
Shqiptari ka vrarë gruan e tij greke 42 vjeç, pas mosmarrëveshjeve që kishin.
Ai punonte prej vitesh në biznesin e shtetases greke me të cilën u martua.
Por siç mësohet nga dëshmitë, shtetasja greke e kishte larguar nga biznesi i saj dhe dyshohet se për këtë qëllim është vrarë nga 34-vjeçari. (Tema)