Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Ballkani i Hapur” është zbatimi i procesit të Berlinit dhe të tregut të përbashkët rajonal.
Në fjalën e tij në samitin që zhvillohet në Tiranë, kreu i qeverisë u shpreh se ata që nuk e duan Ballkanin e Hapur, duan diçka tjetër. Ndërsa bëri thirrje që kush e do procesin e Berlinit duhet ti bashkohet kësaj tryezë.
“Ne nuk do të rrimë në vend, ne nuk do të fshihemi, mbetja në vend duke folur për retorikën e procesit të Berlinit për tregun rajonal. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të të dyjave.
Ata që duan që procesi i Berlinit të ecë përpara duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Ai që do tregun e përbashkët rajonal duhet të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Ballkani i hapur ka të bëjë me punët dhe marrëveshjet që po bëjmë sot tregojnë vetë këtë. Është bindja ime se të gjithë ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur, e dinë të gjithë nuk është shkencë bërthamore. Kur thonë që nuk duan Ballkanin e hapur, por duam procesin e Berlinit, sinqerisht duan diçka tjetër.
Sepse nëse duan procesin e Berlinit duhet të vijnë me vrap dhe të ulen rreth kësaj tryeze, por nëse duan gjëra të tjera ka tryeza të tjera”, tha Rama.
g.kosovari