Kryeministri Edi Rama tha se me marrëveshjet që do firmosen sot nuk do të ketë më dhimbje koke apo stres nëpër kufij, pasi do të ketë më shumë liri për njerëzit dhe për qarkullimin e mallrave.
Rama u shpreh se viti 2022 do të jetë një epokë e re për vendet tona të rajonit.
“Kemi ftuar në samitin në tiranë rektorë dhe dekanë të universitetit të bujqësisë. Na duhet ti bëjmë universitetet tona qendra komunitare. Do të nisim një rrjet të ekspertëve për të zbatuar marrëveshjet.
Dua të theksoj se çfarë është në sytë e mi pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i hapur shënon bashkëpunim rajonal në kuadër të tregut të përbashkët
Ne kemi punuar me disa institucione financiare ndërkombëtare. Ky bashkëpunim është dy palësh ose tre palësh, synimi mbetet i njëjtë zbatimi i marrëveshje
Dua ta përmbyll këtë hyrje të shkurtër duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura nga ekipet tona shërbejnë për të përçuar një mesazh tek qytetarët tanë, të cilët janë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët
Me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e dickaje të re për ta. Bazuar në këto marrëveshje dhe në atë që do të bëjmë shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke dhe stresin e pritjes në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë.
Numri i njerëzve, i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha do të rritet, sepse kjo ndërlidhje do ta bëjë të qartë se kjo hapësirë do të bëhet dinamike. Qarkullimi i mallrave dhe njerëzve është tashmë një praktikë e re”, tha Rama.
g.kosovari