Policia ka shoqëruar në komisariat 13 persona, të cilët dyshohet se i kanë vendosur zjarrin flamurit serb, gjatë protestave të sotme në Tiranë.
Sipas burimeve, 13 personat janë duke u marrë në pyetje nga policia lidhur me këtë çështje.
Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe ish-Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso kanë përfunduar në ambientet e komisariatit numër dy të Tiranës.
Po sjellim dhe fotot nga oborri i komisariatit ku dhe ndodhen mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se Këlliçi dhe Kaso kanë shkuar në këtë komisariat pasi policia ka shoqëruar të rinjtë që morën pjesë në protestën e thirrur nga Berisha.
13 persona janë shoqruar pasi akuzohen se kanë pasur lidhje me incidentin e djegies së flamurit serb gjatë protestës.
Kujtojmë, se protesta e ditës së sotme u thërrit nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe qëllimi i saj ishte kundërshtimi i vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Nga ai takim, Berisha ka paralajmëruar të tjera protesta kombëtare, duke shtuar se nuk do të kenë të ndalur deri në rrëzimin e qeverisë aktuale./m.j