Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother VIP” pasi gjithnjë është dyshuar se mes tyre mund të lindë një lidhje, edhe pse deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi dhe Einxhell ka deklaruar se nuk dëshiron të krijojë një lidhje brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede ditën e sotme ata kanë folur për njëri-tjetri dhe për lidhjen e fundit të Arbrit.
Në momentin që Einxhëll e pyet nëse e ka menduar rikthimin me ish-të dashurën, Arbri i thotë që ajo nuk i beson ato që ai i thotë, duke lënë të kuptojmë se e ka fjalën për pëlqimin që ka shprehur kundrejt saj.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Ti sa kishe që ishe ndarë?
Arbri: 6-7 muaj.
Einxhel: S’paske shumë, të freskët e paske dhe ti.
Arbri: Ëhë, shumë.
Einxhel: Po nuk ke ritentuar të ktheheni, nuk e keni riprovuar. Në këto 6-7 muaj. 7-8 apo 6-7?
Arbri: 6-7, qershor, në fillim të qershorit, javën e parë.
Einxhel: Nuk keni riprovuar të ktheheni?
Arbri: Vërtet nuk më njeh, s’i beson ato që të them. Të duket që Ajo u bë keq pasi Arbri u largua dhe ai u shpreh se nuk e kishte besuar që ajo do të mërzitej aq shumë për largimin e tij. Në një tjetër diskutim ai i thotë që duhet të jetën një nder që Einxhëll Shkira ka qarë për mua.
Biseda mes tyre:
Arbri: Nëse do të ishim jashtë dhe do ishim njohur bashkë sa vite do më duheshin që të shoh Enxhell Shkiran duke qarë?
Einxhell: Shumë, ose mbase nuk do të më shihje asnjëherë. Ashtu sikurse s’më kanë parë njerëz që kanë shume vite me mua.
Arbri: Domethënë unë mund të them me plot gojën ‘’Einxhell Shkira ka qarë për mua’’. Çfarë krenarie!
Pasi Dagz së bashku me Dj PM u eliminuan gjatë spektaklit të kaluar, por Dagz mundi të kthehej sërish dhe tha se arsyeja për këtë ishte pikërisht Einxhel.
/b.h