Ish kandidati për deputet i PS, Halit Valteri ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur përsa i përket zhvillimeve të fundit në PD duke thënë se as Berisha dhe as Basha nuk e meritonin të ishin në krye të demokratëve.
Ndërsa më tej ai dha edhe disa emra të cilët sipas tij do të përshtateshin për të qenë në krye të partisë Demokratike. Sa u përket listave të publikuara lidhur me dy Kuvendet e PD, Valteri tha se të dy palët po gënjenin për emrat e delegatëve që kishin qenë prezentë.
Cilin krah do të mbanit nëse do të ishit ende pjesë e strukturave të PD, në cilin kuvend do bënin pjesë?
Valteri: Në asnjërin prej tyre ata janë 2 kuvende ku gjithsecili ku ka marrë pjesë kanë interesa personale. Ajo parti ka nevojë për reformism të thellë dhe asnjëri prej aktorëve të skenës politike nuk është i duhuri për ta kryesuar.
Unë kam shumë respekt për zotin Kulluri kam punuar me të dhe i uroj suksese do isha njëqind herë më i lumtur që të ishte ky kryetari i PD. Por dua të them se PD nuk është pronë e askujt, ajo parti u krijua si forca e shpresës dhe tashmë është bërë shpresa e mbushjes së xhepave ose mbajtja peng për interesa personale.
Kuvendi dhe referendum në të njëjtën ditë ku u mblodhën rreth 44 mijë firma.
Valteri: As zoti Basha as Berisha nuk duhet ta drejtojnë atë parti, kemi zotin Këlliçi, zotin Shehaj që e tentoi dicka të tillë. Kemi zonjën Tabaku, zonjën Zhupa që e duan atë parti por thjesht nuk duhet të jenë kukulla të dikujt.
Nuk mendoj se Basha nuk është më kukulla e Berishës. Ato janë në mllef të dy personave që e kanë drejtuar partinë dhe janë marrë vesh për cdo aksion, ndërsa sot janë thyer dhe janë si dy të dashur që janë zënë dhe më pas vjellin vrer ndaj njëri-tjetrit.
Mospublikimi i listave nga të dyja Kuvendet e PD
Valteri: Të dyja anët gënjejnë për publikimin e listave. Sa kohë nuk organizojnë dicka të përbashkët thjeshtë bëjnë një lojë të shpifur ndaj shqiptarëve. Nëse nuk do bënin këto që kanë bërë cfarë do flisnin? Nuk do kishin çfarë të thonin në parlament.
E besoni se mes Ramës dhe Bashës ka pasur marrëveshje të fshehtë?
Kur ka ndodhur kjo marrëveshje dhe kur ka qenë Berisha në atë kohë? Sali Berisha e injoronte këtë kur e thoja unë po na quante tradhëtarë. Kshu që duhet të kërkojë falje dhe për kukullën e tij për të cilën thotë se është patericë e Ramës.
Do doja shumë që PD të forcohej. Sepse një opozitë e fortë sjell një mazhorancë të kujdeshshme dhe cdo mazhorancë do donte të kishte një opozitë të fortë përpara. Por me këtë që pashë sot këto paralajmërimet e turpshme na kthejnë pas në kohë dhe na bën të bëhemi me zor tifoza të Lulzim Bashës.
Berisha është i vetmi politikan që e ka provuar sesi është të kësh kundër SHBA-të. Berishës nuk i interesojnë as incidentet dhe as dhuna sepse të ishte për atë Basha prej kohësh do ishte nxjerrë jashtë. Mua më duket si një stuhi apo një fllad ere sepse uraganet kanë të tjera kauza./m.j