Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur “përralla”.
Berisha organizoi një protestë kundër Vuçiçit dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë. Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.
“Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”.
Por Haradinaj në një përgjigje për Gazetën Express ka mohuar këtë duke thënë se ato media po ja bëjnë fushatën Vuçiçit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet.
“Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”, ka thënë ai për Gazetën Express.
/a.r