Policia e Tiranës ka njoftuar për një ngjarje të pazakontë ku një shtetase është prangosur për ushtrim dhune ndaj një 59-vjeçari.
Në komunikatën e saj, policia thotë se ditën e djeshme është arrestuar në flagrancë Suzana Agolli (Alushi), 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në banesën e tyre ka dhunuar ish-bashkëshortin shtetasin G.A, 59 vjeç, banues në Tiranë.
Policia thotë se Agolli më pas i ka marë një varëse floriri bashkëshortes aktuale të ish bashkëshortit të saj shtetases E.Zh, 41 vjeç, banuese në Devoll.