Në qytetin e Durrësit është mbledhur shtabi i emergjencave, nga ku ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka theksuar gatishmërinë e strukturave përkatëse për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Në lidhje me situatën e përmbytjeve, Klosi tha se “duhet të solidarizohemi e të evidentojmë dëmet e shkaktuara, që më pas të mund të investojmë e të shmangim problemet në të ardhmën”.
Më tej, ai u shpreh se “ne jemi në mbështetje të çdo familjeje që ka nevojë për ndihmë.