Njerëz të armatosur mbi një motoçikletë hapën zjarr mbi turistët që po hipnin në një autobus në Kairo.
Sulmi ndodhi pranë një hoteli në një rrugë që të çon te piramidat.
Njëri prej agresorëve u arrestua në vend, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë arrestuar agresorin tjetër të maskuar në një pjesë tjetër të Kairos.