Zyrtarët francezë kanë bërë të ditur se një person i armatosur me thikë është qëlluar për vdekje në një stacion policie në veri të Parisit.
Dy zyrtarë thanë se personi kishte tela që i dilnin nga rrobat. Dyshohet për eksploziv dhe aktualisht një nga skuadrat ant-eksploziv ka mbërritur në vendngjarje.
Incidenti ndodh pak pas mesdite, në përvjetorin e sulmeve kundër Charlie Hebdo.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se viktima thërriste “Allahu Akbar”.
Banorët aty pranë thanë se dëgjuan katër të shtëna nga policia, e cila mbylli zonën dhe u bëri thirrje njerëzve të mbyllnin dritaret e të mos dilnin në ballkone për të parë çfarë ndodhte.
Dy shkolla dhe një kopsht u mbyllën me fëmijët brenda, si masë paraprake. Policë të armatosur dolën në patrullim në rrugët e lagjes.
Personi u qëllua ndërsa presidenti Hollande po përfundonte fjalimin para policinë dhe shërbimeve të sigurisë për luftën terrorizmit.
“Të enjten paradite, një burrë tentoi të sulmonte një polic në recepsionin e stacionit të policisë, para se të qëllohej për vdekje nga policia”, tha për AFP zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Pierre-Henry Brandet.
“Ekspertët e çaktivizimit të bombave janë në vendngjarje, duke punuar për sigurimin e vendit”.
Zëdhënësi tha se edhe ministri i brendshëm, Bernard Cazeneuve, ishte nisur menjëherë drejt stacionit të policisë.
Pas punës së skuadrës anti-bombë, u bë e ditur se personi nuk kishte eksploziv me vete, por një jelek-eksploziv fals. Duket se qëllim ishte që policët të ngurronin të shtinin drejt tij, por përfundimi tregon se hileja nuk ka funksionuar.