Protesta e thirru nga ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të zhvillohet në orën 16:00 përpara kryeministrisë.
Policia e Tiranës ka vënë në zbatim planin e masave kundër tubimeve. Janë siguruar pamje nga zbatimi i planit të masave, ku shihen autobotë me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave, teksa ecin përgjatë bulevardit ‘Gjergj Fishta’.
Në terren pritet që gjatë ditës së sotme të ketë prezencë të shtuar të punonjësve të policisë, të cilët do të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës.
Protesta në fjalë pritet që të nisë në orën 16:00, nga selia e PD-së, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë. Ishte pikërisht zoti Berisha ai që njoftoi protestën në fjalë, ndërsa paralajmëroi edhe presidentin Vuçiç që mos të vinte në Tiranë, pasi do të përballej me kundërshti nga shqiptarët.
/b.h