Me kritika për buxhetin e ka nisur fjalën e tij në Kuvend deputeti i PD Saimir Korreshi. Familjet shqiptare sipas Korreshit vitin tjetër do të jenë më të varfëruara.
“Ky buxhet i ngjan gjelit të detit që rri fryrë gjatë gjithë kohës por njerëzit s’do ta hanë as këtë fundvit. Ky është një buxhet i fryrë që s’do ta kalojë por si jetëgjatësia e gjelit të detit që se kalon vitin e ri. Vitin që vjen ky buxhet do ta leje zi e më zi Shqipërinë. Njerëzit atje poshtë janë më të varfëruar. Viti që vjen do të jetë vit i zi për familjet shqiptare”, u shpreh deputeti.
Sipas Korreshit divorcet janë rritur sepse njerëzit nuk e përballojnë dot jetesën.
“Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet. Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot. Ku është shpërblimi për Covid-19? Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen.”, tha Korreshi.
/b.h
Medemek batutat e ketij jane bere si pordhet e berberit!