Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend pas kryeministrit Edi Rama i cili shpalosi skemën e ndihmës ekonomike për fëmijët që marrin statusin ‘nën kujdesin e Republikës’.
Kreu i demokratëve foli sërish për atë që ai e quan “trekëndëshi i Bermudës”, për të cilin tha se “po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë në cifligun e tyre”.
“Kur mblidhesh në këtë sallë e shikon rendin e ditëss, thua lum si ne.
Kur kalojnë ligje për mbrojtjen e fëmijëve thua lum ky popull. Pastaj kur dëgjon c’ndodh cdo ditë në këtë vend, se si 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grusht qeveritarësh me në krye parafolësit, kupton sa hipokrite e kotë e pavlefshme është gjithcka që rrjedh përems votimit të një pakice të legjitimuar nga hajdutët e inceneratorëve, nga krimi organizuar, kapja e shtetit, arsyeja e vetme pse këta njerëz vijojnë të sundojnë.
Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur tisi i një krize shumëplanëshe, në radhë të parë krizë ekonomike, kriza e humbjes së shpresës.
Arrestimi i ndryshimit nga konglomerati i pushtetarëve të korruptuar, përfaqësuesve të krimit të organizuar, oligarkisë ekonomike financiare e cila është bërë njësh në këtë trekëndësh, e nga ana tjetër interesat e një kaste të kalbur të vjetëruar 30 vjecare dhe një tjetër trekëndëshi që populi e njeh mirë si trekëndëshi i Bermudës po bëjnë gjithcka, jo vetëm mos frenojnë zbrazjen e Shqipërisë por ta zbarazin atë nga kushdo e ta heshtin nga cilido zë që u bën opozitë planeve të tyre të qarta si drita e diellit, shndërrimi i Shqipërisë si cifligun e tyre“, deklaroi Basha.
Kryedemokrati tha nga foltorja e Kuvendit se vendi është zhytur në korrupsion dhe se qeveria po zbraz Shqipërinë, ndërsa po mbush xhepat e oligarkëve. Basha u ndal edhe tek situata e COVID në vend, ku tha se po rriten viktimat nga COVID dhe se qeveria nuk denjon që të luftoi frenimin e përhapjes së virusit, pasi kjo do të thotë që t’u shkurtosh të ardhurat oligarkëve.
‘Kujdesi për fëmijët dhe mbrojtja për fëmijët u dëshmua qartë në paketën më mizerabël në kohën kur shpërtheu COVID. Po dëshmohet edhe sot, ku kudo varrezat po mbushen. Ditën e djeshme, të rinj nën40 vjeç, viktima të COVID. Po qeveritë e pasura kanë marrë masa, për të mbrojtur jetën. Por në Shqipëri nuk egziston, sepse të luftosh COVD-in do të thotë të shkurtosh të ardhurat e oligarkëve.’- tha Basha.
g.kosovari