Nëse Pep Guardiola do të ulet në stolin e Manchester City-t, klubi duhet të bëjë gati 500 milionë euro, shumë e cila do të përdoret në merkato.
Sipas të përditshmes britanike The Sun, Guardiola i ka vendosur në tavolinë drejtuesve të klubit 4 emra, lojtarë të cilët dëshiron t’i ketë në skuadër.
Kjo listë kryesohet nga lojtari më i mirë në botë Lionel Messi, Gerard Pique, Paul Pogba dhe David Alaba.
Duke bërë një llogaritje të thjeshtë, duke iu referuar klauzolave, që këto lojtarë kanë në kontratë, këto trasnferime do t’i kushtojnë City-t plot 500 milionë euro.