Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nuk e shqetësojnë lajmet se do të pritet nga protesta të thirrura nga Sali Berisha në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur.
Në një prononcim për mediat serbe, Aleksandër Vuçiç e konsideron si një lidhje mes popujve takimin që do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’.
Vuçiç është shprehur se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është e domosdoshme që të bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të hënën në orën 16:00 të gjithë mbështetësit e tij të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike. Më pas protestuesit do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
/a.r