Lulzim Basha përsëriti qëndrimet e tij, se nga sot Partia Demokratike është shkëputur nga e shkuara dhe fokusi është tek e ardhmja.
Ai ka deklaruar se asnjë kryetar partia nuk ka pse të japë dorëheqjen vetëm se Sali Berisha shpallet non grata.
Basha: Sali Berisha është e shkuara dhe ne jemi shkëputur nga e shkuara. Çdo demokrat që kërkon t’i bashkohet betejës tonë për të larguar Edi Ramën jam gati të bëj gjithçka.
Asnjë kryetar i PD kushdo që të jetë nuk ka pse të japë dorëheqjen se pse shpallet Berisha non grata. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por ai zgjodhi rrugën e tij.
Nuk i duam atje sepse janë kundërshtarët politik, por janë armiq të shqiptareve
Nuk kam ndërmend të tërhiqem 1 milimetër nga kjo betejë dhe do ti pri kësaj beteje deri në fitore.