Ndonëse nuk ka komentuar drejtpërdrejtë zhvillimet e sotme në Tiranë, ku nga njëra anë PD mblodhi Kuvendin Kombëtar duke miratuar vendime të rëndësishme përfshi të shpallurit ‘non grata’, në anën tjetër Sali Berisha organizoi referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës, ambasada amerikane ka dhënë mesazhe të qarta.
Përmes samitit për demokracinë, mbajtur vetëm pak ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan në një postim në facebook se Samiti mund të ketë përfunduar por puna sapo ka nisur.
“Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po nisin:
✅ partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive
✅ mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë
✅ një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit”- shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në facebook.