Di Natale akuzon shqiptarët për grabitjen: Ishin 5 persona të armatosur

Pesë persona të armatosur i kanë hyrë në shtëpi, kur ishte me gjithë familjen. Ka ruajtur qetësinë dhe ka negociuar me grabitësit, duke iu dhënë vetë atyre një orë “Rolex”, me vlerë prej 35 mijë eurosh. Gjithashtu, hajdutët i morën nga qafa edhe varësen e floririt djalit të ish-sulmuesit të njohur italian.

Situata e frikshme ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 19:30. Në momentin që djali Filippo po kthehej në shtëpi, i shoqëruar nga vjehrri i Di Natale, pas stërvitjes me ekipet e të rinjve të Empolit, kanë hyrë në shtëpi edhe grabitësit.

Di Natale, duke folur për “Gazzetta dello Sport” tregoi çfarë ndodhi në ato 19 minuta ankthi: “Të gjithë jemi mirë, tani jemi të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë, por ishin momente të frikës së madhe. Gjithçka zgjati maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë.

Ata ishin sigurisht të huaj, dukeshin shqiptarë. Ishin pesë njerëz të armatosur. Plaçka që morën? Vetëm një orë, sigurisht e çmuar. Dhe një gjerdan nga djali im. Kjo është e gjitha, mund të them që shkoi mirë situata. Ata nuk kanë prekur askënd dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Të gjithë jemi mirë. Ua dhashë direkt orën. Ata morën edhe gjerdanin e Filippos dhe u larguan për fat të mirë”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com