Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka falënderuar delegatët e pranishëm në Pallatin e Kongreseve, ku dhe u mbajt Kuvendi Kombëtar.
Bardhi i shpreh mirënjohjen demokratëve të pranishëm për sakrificën që japin dhe nuk marrin nga PD, duke shtuar se sot ata zgjodhën të ardhmen.
Postimi i Gazment Bardhit:
Një falenderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendin Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen! 🇦🇱✌️