Marrëdhënia Murinjo-Kumbulla nuk është më të mirat, aq sa tekniku ka dalë hapur kundër shqiptarit duke ja faturuar gabimet nëpër ndeshje ose duke e lënë në stol. Për këtë arsye Murinjo nuk po i ndahet mbrojtësit.
Në një video përpara ndeshjes me Atalantën duket sesi Murinjo i qëndron ngjitur Kumbullës dhe shikon çdo lëvizje të tij. Portugezi njihet si një person shumë detajist dhe kërkon maksimumin nga lojtarët e tij.
Marash Kumbulla është nën syrin e rreptë të Murinjos tashmë.