TIRANË
Një e moshuar ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.