Edi Paloka përmes rrjeteve sociale ka drejtuar një seri akuzash në drejtim të Lulzim Bashës, i shkarkuar si kryetar i PD nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.
Paloka shkruan se Basha i duhet Ramës, që ky i fundit të mbretërojë në vend. Sipas tij, kjo është arsyeja që Rama i ka vënë në dispozicion Bashës mediat, analistët, policinë, anëtarët e PS, madje edhe banditët e tij.
Postimi i plotë:
Ne se Lulzim Basha thjesht do ishte shkeputur nga realiteti dhe e genjenin ata qe ka rrotull , mbase dhe duhej meshiruar.
Por faktet tregojne se ai jo vetem eshte ne dijeni te se vertetes, jo vetem e di se shumica absolute e demokrateve nuk e pranojne me , po ka angazhuar cdo mjet e po perdor cdo menyre, njesoj si Rama, per te manipuluar kete te vertete vetem per te mbajtur karrigen e tij te thyer tashme!
Nje “kryetar” partie i cili ka urdheruar, qe me cdo menyre dhe me cdo mjet , te mbushet nje salle prej dy mije vendesh, jo me delegate te PD, as me antare te thjeshte te PD, po dhe me njerez te marre nga rruga, perfshi dhe socialiste, vetem qe te kete nje justifikim per zvarritjen dhe shkatrrimin qe po tenton ti bej partise qe ka drejtuar, nuk meriton asgje.
Mijera demokrat qe u dynden sot te votonin shkarkimin e tij, duket se kane qene me te ftilluar se sa ne qe drejtonim e qe punuam per ti bindur qe ta votonin dhe nje here pas 25 prillit.
Me duhet t’ju kerkoj ndjese gjithe atyre antareve te PD, qe ma thane ne sy se me kete njeri nuk kishte asnje shprese e asnje te ardhme per demokratet por une ju a kerkova si favor personal qe ta votonim dhe nje here.
E verteta eshte se megjithate, shumica e demokrateve nuk dolen ta votojne. Ajo qe ndodhi me pas me numrat eshte pergjegjesi shume me e rende e jona…!
Sot ky njeri po tregon qartazi , se nuk i intereson aspak fati i demokrateve po vetem karrigia e tij dhe interesat personale te tij qe lidhen me ate karrige. Atij i duhet karrigia e kryetarit te partise ne opozite vetem per bizneset e tij nderkohe qe demokratet jane rrugeve. Ai , me bindje te plote , eshte vene sot de facto ne sherbim te regjimit te Rames sepse kjo qe ju beri demokrateve i intereson vetem atyre te dyve, Bashes dhe Rames.
Jo me kot Rama i ka vene sot ne dispozicion mediat, analistet, policine , antaret e PS e madje dhe banditet e tij. Perfundimisht Rames i duhet Basha qe te mbreteroje.
Demokratet e thjeshte, ndryshe nga ne te tjeret qe i drejtonim, e kuptuan me shpejte kete! Sot ata dolen si asnjehere tjeter, te votojne shkarkimin e tij.