Kjo është një ndarje e veshtirë sepse është dominuese në 30 vjet, ky është modeli sundues i politikes sonë me rrënjë historike e kulturore.
Prandaj nëse Lulzim Basha dhe ne demokratët e PD-së duam t’ja ndryshojmë kursin kesaj partie , duke e orientuar drejt së nesërmes nese të gjithë së bashku duam të rikthehemi sërish fitues, duhet ta tejkalojmë, pse jo ta rishpikim vetveten, ta rikoncëptojmë ofertën tonë për shoqërinë, ta rigjejmë misionin tonë politik e shoqëror. Vete zoti Basha, duhet ta gjykoje ne menyre kritike shkollen ku u formua si politikan, ambjentin me te cilin bashkejetoi, format e të drejtuarit e të bërit politike.
Vete Lulzim Basha e ka jetike ti japë fund modelit politik të promovuar nga Sali Berisha dhe nen ndikimin apo presionin e tij edhe nga vete ai, modelit që kultura politike e PD dhe ajo shqiptare imponon , model që anon nga arroganca, narcizmi, moskonsiderimi dhe autoritarizmi, ku lideri është gjeni i cili posedon arsyet rracionale ndersa qytetaret turma qe duhet të binden.
Në këtë kontekst PD duhet të kthehet në parti e rregullave dhe mundesive, pa shpikur gjera jashtetokesore por të ndjeke modelet e partive popullore europiane, të cilat sanksionojnë garen për çdo gjë e per kedo!
Në statutin e Partisë Demokratike duhet të shkruhet me germa kapitale se kush humbet zgjedhjet e certifikuar nga OSBE-ODIR, largohet pa ndoshta e sikur po kaq ata të cilet për arsye meskine brenda partisë punojnë që të deshtojë lidershipi dhe projekti i perbashket!
Në PD duhet të marrë fund praktika e emerimeve dhe kooptimeve siç ka ndodhur me kryesinë aktuale, kjo është një metodë për të mbajtur rreth vetes një valvul besnikerie sigurie që le shije të keqe.
Në PD karriera duhet të sigurohet pertej vullnetit të liderit. Në vite është folur shpesh per hapje kur në fakt ato kanë qënë rekrutime personale. Elitat e ketij vendi i shohin me perbuzje partite politike sepse ato kanë kuptuar thelbin hipokrit të mardhenjes.
Ato i ftojnë intelektualet, i marrin nga qendra e shoqerisë per ti perdorur si ushtarë dhe i hedhin në periferi të partisë duke ju vënë mbi krye çiçikove të cilet kanë besimin e liderit, personazhe të frustruar, servilë ndaj shefit dhe arrogantë, tejet arrogantë me ata që i konsiderojnë vartes, me anëtarësinë, me qytetarët. PD në Kryesine e saj, në keshillin kombetar e kudo ka nevojë per personalitete të forta me kontribut publik dhe jo për anonimë të stimuluar .
Ajo ka nevoje per opozitarë të fortë të debatit dhe terrenit e jo monologues patetikë facebooku. Demokratet kanë nevojë për ndjesë, për taktikat politike të përdorura të cilat nuk paten sukses si djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhje e cila nxiti revanshin per lufte klasash, ndaj demokratëve duke i lincuar e debuar ata nga cdo vendimarrje a vend pune.