Kuvendi i Lulzim Bashës përmes kreut të komisionit të Kuvendit Jemin Gjana deklaroi se janë prezentë 5004 delegatë, nga 7600 anëtarë që ka gjithsej.
Ndërkohë që Sali Berisha deklaroi një javë më parë se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit 4934 delegatë, të cilët kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashën.
Vihet re një çorap shifrash në “kokën” e partisë, pasi i bie që Kuvendi i PD të ketë 9938 delegatë, nga 7600 që ka Kuvendi Kombëtar i PD. Pra afër 10 mijë delegatësh.
Thjeshtë duke parë fryrjen e këtyre shifrave shihet se si ëhstë gjendja aktuale në PD, e cila e përfshirë nga kriza, dy palët kundërshtare falisifikojnë numrat e delegatëve të forumit më të lartë drejtues të PD./m.j