1830- Vdiq revolucionari i Amerikës së Jugut, udhëheqësi ushtarak dhe burrë-shtetasi Simon Bolivar. Udhëheqësi i luftës për pavarësinë e Amerikës së Jugut nga Spanja, “El Libertador”, nuk arriti të realizojë aspiratat e tij për bashkimin e vendeve të Amerikës së Jugut në një shtet të fortë dhe të pavarur. Ai çliroi Venezuelën, Ekuadorin, Panamanë dhe Perunë dhe ishte presidenti i Kolumbisë dhe Bolivisë, e cila mori emrin e tij. I akuzuar se donte të shpallej monark, ai dha dorëheqjen në 1830 dhe vdiq shpejt pas kësaj.
1903- Vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright bëjnë fluturimin e parë të suksesshëm me aeroplan në historinë e aviacionit. Avioni i tyre “Flyer I” u ngrit katër herë mbi dunat e rërës pranë Kitty Haëk në Karolinën e Veriut, SHBA, ndërsa qëndroi në ajër për një maksimum prej 59 sekondash.
1973- Ekstremistët arabë vrasin 32 persona në aeroportin e Romës kur hedhin një bombë në një avion “Pan American” dhe pastaj hodhën në erë edhe një ndërtesë terminali me mitralozë.
1997- Qendra e OKB-së për Veprimin ndaj Minave njofton se ka 750,000 deri në një milion mina të tjera tokësore në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe se në 1996 dhe 1997 rreth 1,000 njerëz u plagosën nga shpërthimet e minave, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh.
1999- Zyrtarët gjermanë, amerikanë dhe të Evropës Lindore përfundojnë një marrëveshje historike mbi kompensimin për punën e detyruar gjatë kohës së Gjermanisë naziste, 54 vjet pas Luftës së Dytë Botërore.
2011- Vdiq Kim Jong Il, lideri i Koresë së Veriut, nga ku vendi shpalli një periudhë zie nga 17 deri më 29 dhjetor. Ai u pasua nga djali i tij Kim Jong-un. BETA