Kryeministri Edi Rama, i cili është futur në rolin e analistit, thotë se nga përplasja mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Basha, do të përfundojë me rrëzimin e të dyve.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama deklaron se me këtë situatë, do të fillojë dhe shkatërrimi i kalas-së, Partisë Demokratike.
Rama: Kjo që ndodh, fillon dhe rrënon kalanë. A do mbajë kalanë apo gërmadhat e saj, këtë nuk e dimë. Kalanë do e mbajë sherri dhe një process që do shkojë në degradim të vazhdueshëm. Këtu nuk ka më rëndësi se kush është kryetar i PD-së. Nuk ka legjitimitet më, nga asnjë prej palëve. Është cënuar legjitimiteti i palëve. E kanë braktisur atë që është bazamenti i lidershipit, qëllimi i përbashkët dhe mbrojtja e interesave të përbashkëta të atyre që udhëheqin. Ndjekin njëri-tjetrin. Hijet që kacafyten në emër të të shkuarës. As njëri e as tjetri nuk kanë lidhje me të ardhmen. E ke parasysh atë që dy njerëz mbahen tek njëri-tjetri dhe nuk bien. Nuk është se vjen njëri dhe ikën tjetri. Nuk ka më kala aty, do të bien. Edhe njëri dhe tjetri janë qesharak në përpjekje ekstreme.
Kryeministri Rama, shprehet se qeveria nuk ka asnjë punë me debatin brenda partisë, edhe nëse kërkohet ndihma e policisë, nëse degradon situate në selinë blu.
Arjan Çani: Do kërkojë Basha ndihmën e policisë së shtetit nëse futet Berisha në seli, do ja japësh ndihmën?
Rama: Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë pronësi morale e vetë partive politike. Unë si analist them që Rama nuk ka punë fare me atë punë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike me forcat e rendit. Në këtë punë, Rama nuk kanë punë të përzihen. Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen në një territory politik. Është një problem i madh, se të dy palët nga ata nuk kanë legjitimitet. Janë pengje të njëri-tjetrit.