Emocione në Dinamo-Vllaznia, por në fund asnjëra skuadër nuk fitoi dot. Një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe pati dy tablo.
Dinamo ishte më mirë në pjesën e parë, teksa e pati një rast të artë me Besir Demirin që në minutën e 11-të.
Blutë e mbyllën në sulm me Sofranac, që nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Asnjë gol në 45 minuta.
Vllaznia reagoi në pjesën e dytë, por hasi në një paraqitje fantastike të portierit Simon Simoni.
Adoleshenti ndali fillimisht sulmuesin Ante Aralica, më pas Mehdi Çobën dhe në fund mefushorin Mustedanagic.