Kryeministri Edi Rama ka komentuar për situatën e brendshme të Partisë Demokratike dhe përplasjet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe Sali Berishës.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kreu i qeverisë e konsideron këtë situatë si një telenovelë, ku dy kufoma po vallëzojnë në kurriz të mbështetësve të tyre.
Me një njeri që bëhet sfidant dhe pretendon të marrë vendin. Këtu, në vendin tonë, pas 31 vitesh liri dhe përpjekje për demokraci, të dalë një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe damkoset si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA-së, është e rëndë dhe e dhimbvshme. Të kthehet në personin që predikon shpëtim, është tragjikomike. Unë po them që kjo është një marrëzi. Është marrëzia dhe e tjetrit. Është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku do të bie Partia Demokratike. Është e shëmtuar dhe qesharake. Është shëmtuar si përmbajtje. QË shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike nongrata dhe të ketë një kufomë tjetër grata, dhe këta të hedhin vallen e tyre në kurrizin e demokratëve.