Mesfushori i Chelsea, Eden Hazard ka vendosur të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni. Lojtari i përfaqësueses belge është duke kaluar një stinë të vështirë në Stamford Bridge. Andaj, ai thuhet se do të kërkojë një skuadër të re, gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”. Real Madrid është një prej klubeve të interesuara për transferimin e tij. Por, Hazard kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.