Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se efektivët e Policisë së Shtetit kanë shkuar të kërkoj ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla edhe pse e dinin që ky i fundit nuk ishte aty. I ftuar në studion e AbcNews, Hoxha tha se Llalla ka dalë në mënyrë legale nga Shqipëria dhe se autoritetet kanë pasur mundësi të informoheshin që ai nuk ndodhej aty. Hoxha tha gjithashtu se ish-kryeprokurori e ka lënë vetë adresën se ku ndodhej dhe se kur ka shkuar kërkesa e Interpolit, autoritetet italiane e dinin se ku ndodhej ish-kryeprokurori.
“Menjëherë pas vendimit të formës së prerë nga Gjykata mbani dhe mend sesi policia shkoi në banesë dhe nuk e gjeti dhe pse ato e dinin se ai kishte ikur, pasi ai nuk kishte ikur nga mali por kishte ikur normalisht. E vetmja gjë që duhet bërë në raste të tilla duhet që të hiqet pasaporta që ti pengosh të lëvizin ato. Llalla qëkur ka ikur nga Shqipëria e ka bërë një plan, gjatë këtij mandati të plotë ai ka vendosur kontakte me shumë vende të BE-së për shkak të detyrës që ka pasur dhe ka hartuar planin sesi do të sillej.
Në momentin që ai nuhati që mund të arrestohej, u largua, ai është paraqitur pranë autoriteteve italiane, që ai është Adriatik Llalla dhe ka një urdhër për kërkim ndërkombëtar, ai i di procedurat dhe normalisht u ka dhënë adresën. Kjo ka bërë që ai të jetë i besueshëm, dhe kur ka shkuar urdhri nga Interpol Tirana, e kanë thirrur e i kanë thënë se u ka shkuar një urdhër ekstradimi, por derisa të merret vendimi nga gjykata ti do të vijosh të rrish vetëm se i është sekuestruar pasaporta.
Nëse llalla do të ishte arrestuar atje, duhet që të dilte para gjykatës për 48 orë, por vetëm është një procedurë., për shqiptarët ka rëndësi që të vijë dhe të vuajë dënimin në Shqipëri. Në një rast të dënimit më pak se 4 vjetësh nuk ka një kërkesë nga gjykatat italiane për ekstradim, e për më tepër Llalla ka krijuar dhe mbrojtjen e tij, ku dënimi në Shqipëri ka të bëjë dhe me qëllime politike. Autoritetet italiane nuk janë të prirura për ekstradimin, nëse Shqipëria do ta argumentojë se pse llalla duhet të vijë në Shqipëri patjetër atëherë mund të ndodhe.
Pasuritë janë konfiskuar i ka humbur, dhe ai tani shpreson të ruajë veten. Unë shpresoj që të kthehet pasi do të ishte një dështim. Në raste të tjera nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin sesi do të bëhet. Rasti Llalla dhe Inceneratorët do të dëshmojnë aftësinë e reformës në Drejtësi për të luftuar korrupsionin,”- tha Hoxha ndër të tjera./m.j