Guvernatori i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, Jerry Broën, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rrjedhjes masive të gazit natyror në një lagje të Los Anxhelosit.
Zoti Broën tha se ka vepruar sipas kërkesës së banorëve lokalë në komunitetin Porter Ranch dhe për shkak të natyrës “së vazhdueshme dhe të zgjatur” të rrjedhjes së metanit. Kjo rrjedhje është zbuluar në muajin tetor në një depo nëntokësore në vendbanimin, Aliso Canyon, afër komunitetit Porter Ranch, me ç’rast mijëra familje kanë kërkuar zhvendosje, ndërsa dy shkolla i kanë larguar nxënësit e tyre.