Tentativë për një parti të re, e quan deputeti Ervin Salianji referendumin që do të zhvillohet të shtunën për shkarkimin e Lulzim Bashës.
“Është tentatië për të mashtruar dhe gënjyer demokratët për të krijuar një parti anti-amerikane që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike”.
Sipas Salianjit pjesa dërrmuese e delegatëve nga qarku Korçë do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.
“Kanë konfirmuar masivisht më shumë se 80% për degën e Korçës të cilët jo vetëm kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por po tërheqin kartat e delegatëvee dhe po punohet si strukturë për të qenë të pranishëm dhe për të marrë vendimin në kuvendin e vetëm të Partisë Demokratike të datës 18”.
Ndërkohë kryetari i degës së PD në Devoll Arben Miza i cili u shkarkua në mbledhjen e këshillit të thirrur nga Lulzim Basha, akuzon se në Kuvendin e 18 Dhjetorit salla do të mbushet me persona që nuk janë delegatë.
“I kanë deklaruar dhe i kanë thirrur si delegatë, të madh, burrë dhe grua nga një familje apo ish-punonjës të bashkisë që s’kanë lidhje me pozicionet që duhet të ketë personi për sa i përket forcës dhe drejtimit të Partisë Demokratike të degës së Devollit”.
Miza shprehet se ai nuk është i shkarkuar pasi Lulzim Basha dhe kryesia e PD u shkarkuan në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
/a.r