Plotësohet trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që do të shqyrtojë dosjen e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Trupa do të kryesohet nga gjyqtarja Daniela Shirka, dhe dy anëtarët, Engert Pëllumbi, Igerta Hysi.
Dosja e ish-ministrit, e cila ndodhet tashmë në GJKKO, do të nisë rishqyrtimin më 20 dhjetor.
Kujtojmë se Tahiri u dënua me 5 vite burg, i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.
/a.r