Stuhia “Carmel” pritet të godasë Greqinë dhe Ballkanin Perëndimor duke filluar nga orët e para të ditës së nesërme.
Temperaturat e ulëta pritet të fillojë pas mesnatës së sotme dhe mëngjesin e nesërm duke goditur kryesisht brigjet greke.
Sipas Meteoalb, përveç temperaturave të ulta, stuhia nuk pritet ta godasë Shqipërinë.
Në vendin tonë do të ketë mot të qëndrueshëm, por temperatura të ftohta. Priten vetëm reshje të izoluara dëbore në skajin jug-lindor. Reshjet në Shqipëri rikthehen për Krishtlindje.
/a.r