Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke pas denoncimit të një gruaja e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht në rrugë nga shqiptari.
43-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në polici. Pas hetimeve rezultoi se ai është autor edhe i 3 rasteve të tjera të ngjashme.
Gruaja ka thënë për një emision grek se ka qenë në rrugë në lagjen Kypseli kur shqiptari iu afrua dhe filloi ta prekte. Pastaj u largua, dhe sipas deklarimeve të denoncueses, ai i tha “faleminderit”.
Pas këtij momenti, gruaja e regjistroi me celular 43-vjeçarin dhe videon e publikoi në Facebook-un e saj ku shkruante se ky person ngacmonte seksualisht gratë në rrugë. Ajo shkoi edhe në polici për të denoncuar ngjarjen.
Por pas disa orësh, reaguan edhe gjashtë gra të tjera, të cilat denoncuan se janë ngacmuar seksualisht.
“Brenda pak orësh më kontaktuan 6 gra. Nga e njëjta zonë. Tre prej tyre ishin ngacmuar nga i njëjti burrë. Ato e njohën. Tre gratë e tjera ishin ngacmuar nga persona të tjerë”, tha ajo.
43-vjeçari shqiptar u arrestua pas denoncimeve që bënë gratë e ngacmuara seksualisht.
/a.r