Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për raportin e tij me presidentin Ilir Meta. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Berisha tha se kohët e fundit nuk ka pasur fare komunikim me Metën, ndërsa në lidhje me krisjen e raportit Basha-Meta, ish-kryeministri tha se kjo gjë u përket vetëm atyre dhe nuk do të ndërmjteësoj marrëdhëniet mes tyre.
“Se cilat janë marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Ilir Metën i kam me dëshmitar. Unë në marrëdhënie me njerëzit kam absolutisht edhe qëllime të qarta edhe kujdese të mëdha. Nuk kam pranuar për asnjë çast që të ndërmjetësoj marrëdhëniet e Lulzim Bashës me Ilir Metën. Sepse jam njeri i dorëhequr. Marrëdhëniet ata i kanë ndërtuar njëri me tjetrin. Nuk kam pasur asnjë komunikim këto kohë. Mund të komunikoj sepse nuk kam asnjë pengesë”, tha Berisha.
g.kosovari