Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se forca te shumta jane në terren me të gjitha kapacitetet ndihmëse në vijim të operacionit për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet. Ne operacion jane angazhuar 250 forca, mbi 35 mjete të ndryshme si, fadroma, iveko, eskavatore etj, si dhe një helikopter Cougar.
Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një deklarate për mediat zbardh detajet e operacionit dhe zonat me më shumë rrezikshmeri dhe thekson se “Forcat e Armatosura në vijim të operacionit për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet, kanë angazhuar deri në këto momente rreth 250 forca, mbi 35 mjete të ndryshme si, fadroma, iveko, eskavatore etj., si dhe një helikopter Cougar. Angazhimi i forcave ushtarake ka vijuar në disa zona problematike si, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shijak, Gjoricë të Dibrës etj”.
Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion edhe helikopter për të monitoruar situatën dhe ardhur në ndihmë banoreve të përmbutur.
“Aktualisht një helikopter Cougar po kryen një operacion për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës së Katundit të Ri në Qerret të Durrësit, të cilët janë të bllokuar nga ujërat. Deri në këto momente nga toka është bërë e mundur evakuimi i 74 personave, si dhe është transportuar edhe dokumentacioni i shkollës në Qerret. Krahas helikopterit, FA kanë angazhuar në këtë zonë edhe mjete të tjera shpëtimi nga Batalioni i Këmbësorisë në Poshnje për t’i ardhur në ndihmë dhe evakuar njerëzit në nevojë”, thuhet në deklaratën për mediat të MM.