I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ka qenë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Teksa ka nisur emisioni gazetarja Eni Vasili ka vendosur të vë në “siklet” Bashën duke mos ditur si t’i drejtohej, kryetar apo deputet.
Eni Vasili: Nuk dija si t’u thërrisja, zoti Basha, deputeti Basha, kryetari Basha. Si duhet t’u thërras?
Lulzim Basha: Atë e keni në dorë ju dhe kjo do të tregojë shumëçka për këdo për mënyrën sesi vendo t’i trajtojë këto ngjarje dhe pak rëndësi kanë konsekuensat e këtyre ngjarjeve. Unë jam kryetar i Partisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë nga mbi 80% e demokratëve që morën pjesë në një proces transparent me katër kandidatë afto 4 muaj përpara.
Jam kryetar i opozitës, kam një betejë shumë të vështirë për të udhëhequr me demokratët, për demokratët dhe një betejë e clia nuk është vetëm e demokratëve por e të gjithë shqiptarëve.
Eni Vasili: Një javë përpara u shkarkuat nga 4935 vota delegatësh nga një Kuvend i thirrur nga Berisha
Lulzim Basha: Kush e thotë këtë?
Eni Vasili: Sali Berisha dhe ky Kuvend/m.j