Kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën se po kërcënon anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe delegatët e Kuvendit që të mos marrin pjesë më 18 dhjetor.
“Unë kam shumicën, ndërsa Berisha është pakicë. Nëse ai është shumicë, pse u dërgon mesazhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar apo delegatëve që të bojkotojnë mbledhjen dhe Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.
Unë jam antipodi i Berishës, i kam dhënë seriozitet dhe tgransparencë Kuvendit Kombëtar. Janë të gjithë delegatë të Kuvendit”, deklaroi Basha.
Ai shprehet se ka reflektuar dhe ka vepruar, ndërsa për Berishën deklaron se u dërgonte mesazhe anëtarëve të PD që mos të shkonin në Këshillin Kombëtar.
“Jo nuk jemi pakicë, sepse vendos me çfarë metri e mat. Shumica e qytetarëve duan largimin e Edi Ramës.
Është turp ti shkosh prapa një shfaqje.
Shumica nga foltorja dolën me sytë e ulur përdhe. Thonin 70 dhe lexonin 30-40 anetare. Në fakt nuk ishin as gjysma e tyre delegatëve.
A ka dhuratë më të madhe për Edi Ramën dhe këtë regjim?! Ne vendosëm asimetrinë. Të jesh i sigurt se foltoret e Bashës mund të bëheshin 10 herë më të mëdha. Po zgjodhëm një model ndryshe. Nuk është e lehtë të reflektosh, por duhet edhe të veprosh. Veprimi i parë ndryshe është mos ti përgjigjesha Berishës me foltore.
Nëse ne jemi pakica, pse Berisha ka frika ta tregojë këtë dhe i dërgon mesazhe anëtarëve që mos shkojnë në këshillin kombëtar”, tha Basha në Open./m.j