Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, mësohet se situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër:
Si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut, në akset e këtij Rajoni ka rënie gurësh dhe aluvione në rrugë, që po pastrohen nga firmat kontraktore. Në aksin Qafë Mali – Fierzë, ka një shkëputje të trupit të rrugës, në vendin e quajtur Miliska, me një gjatësi 10 ml. Për momentin qarkullimi është i bllokuar, deri në gjetjen e një alternative tjetër kalimi. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadromë. Edhe në Rrugën e Kombit, në Strungaj, ka patur një shembje masive për shkak të rreshjeve, por firma kontraktore ka punuar gjithë natën për pastrimin e aksit dhe sot nuk ka probleme në qarkullim. Të gjithë kontraktorët dhe specialistët e kësaj Drejtorie janë në gadishmëri.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër:
Në të gjitha akset e këtij Rajoni nuk ka problem për qarkullimin. Gurët e rënë nga shirat në disa akse janë pastruar nga firmat. Të gjithë kontraktorët dhe specialistët e kësaj Drejtorie janë në gadishmëri, sidomos në zonat e njohura të rrëshqitjeve, si në Shkallën e Zezë, Rapi i Kuqarit, Lekël – Përmet.
Në Rajonin Qëndror Tiranë:
Nga shirat e shumtë ka patur problem në aksin Tiranë – Elbasan, si pasojë e rrëshqitjes në Ibë. Rruga ëshë devijuar në aksin e vjetër.
Probleme ka në akset e Elbasanit dhe konkretisht: Në aksin Cërrik – Banjë sapo u njoftuam se segmenti Banjë – Drizë është i bllokuar, si pasojë e fryrjes së liqenit të Devollit. Në Shelcan dhe derstil në aksin Elbasan – Peqin, ka rrëshqitje skarpatash dhe rruga është me një kalim. në segmentin Drizë – Gramsh, km 98, është bllokuar një tombino dhe është shembur traseja e rrugës.
Eshtë bllokuar edhe aksi Elbasan Libarazhd në vendin e quajtur Xibrakë, për se ka rrëshkitur një masiv shkëmbor duke bllokuar rrugën. Po punohet përnormalizimin e situatës.
Bashkëngjitur do të gjeni tabelën me informacionin më të detajuar.