Thuajse gjysma e shqiptarëve të Shqipërisë (44%) nuk kanë dëgjuar për nismën e Ballkanit të Hapur, pavarësisht diskutimit të gjatë në publikun në Shqipëri dhe Kosovë.
Barometri i Euronews zbuloi se qytetarët nuk kanë shumë informacion për këtë nismë, të paktën për vendet pjesmarrëse.
Shumë shqiptarë mendojnë gabimisht se Mali i Zi (90%) dhe Bosnje Hercegovina (55%) janë pjesë e nismës.
Gabimisht mendojnë edhe ata (20%) që Kosovën e dijnë si pjesë të Open Balkan.
Edhe pse të paktë në numër, ka edhe qytetarë që mendojnë se Greqia (7%), Kroacia (18%), Bullgaria (16%) apo Rumania (10%) janë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Gjetjet janë të Barometrit në Euronews, realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë.