Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto në kuadër të Konkursit për fotografinë më të bukur.
Ky postim u shoqërua me plot komente nga qytetarët, me disa që i thoshin të merrej me punë më të rëndësishme.
Njëri prej tyre i shkruan me ironi se, që kur paska nisur kryeministri të jetë prezantues konkursesh, pasi ka shumë gjëra të tejra për t’u shqetësuar.
Por edhe Rama nuk ia përton me përgjigjet e tij.
Replikat mes Ramës e komentuesit në Facebook:
Komentuesi: Që kur kryeministri është bërë prezantues konkursesh? Ka shumë e shumë gjëra të tjera për tu shqetësuar besoj
Rama: Ky është një konkurs i Vitit të Ri me të gjithë miqtë e kesaj faqeje, ndërsa për shumë gjërat e tjera mos ki asnjë merak, se nuk lë asgjë pa ndjekur unë nga detyrat e mia.
/b.h